Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.
Ama së fundmi duket se bukuroshja ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohet për një ndarje mes saj dhe partnerit të saj, reperit Fero. Dyshimet kanë nisur për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndjek më tjetrin në Instagram dhe mendohet se ndoshta çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre.
E të gjithë mendojnë se shkaktari i gjithë kësaj është futbollisti i njohur, Neymar, pasi së fundmi Arbenita ka postuar një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros. Edhe pse kjo mund të mos jetë arsyeja e vërtetë dhe mundet që çifti të ketë më shumë kohë që është distancuar.
Mesa duket të dy kanë vendosur tu japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak më parë kanë postuar një foto së bashku me njëri-tjerin duke u puthur. Arbenita shfaqet e ulur në prehërin e Feros pranë pemës së Vitit të Ri, duke tregu kështu se janë ende bashkë dhe të dashuruar.
Arbenita nuk poston shpesh foto të përditshmërisë së saj, por kurrë nuk harron të postoj foto të vajzës së saj të vogël, Ninës. Ashtu si vetëm pak më parë modelja ka postuar një foto shumë të ëmbël të vajzës së saj dhe mund të themi se na i ka bërë ‘sytë zemra’.