28-vjeçari Edision Lazri, shoferi i mjetit tip Benz me targa angleze është arrestuar pasi mjeti që ai drejtonte është përplasur mbrëmjen e djeshme me një mjet tjetër tip Benz në rrugën e Arbrit, duke lënë të vdekur tre persona dhe të lënduar katër të tjerë.
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi Kujtim Istrefi 55 vjeç, banues në Maqellarë.