Kryesimi me OSBE-në paraqet projektin më të madh të politikës së jashtme me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në publikun ndërkombëtar, por edhe projekt i cili ka rëndësi dhe ndikim edhe për zhvillimin e përgjithshëm të brendshëm dhe politik të vendit – thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja.
Siç tashmë informuam, angazhimi i Agjencisë gjatë Kryesimit me OSBE-në paraqet punë të rregullt për çdo Kryesues me organizatën dhe aktivitetet të cilat janë paraparë nuk janë për pi-ar, por për qasje të organizuar ndaj sfidave për komunikim strategjik të vendit si vend-kryesues me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë.
Krahas Komunikimit Strategjik, angazhimi i Agjencisë në pjesën më të madhe i referohet mbështetjes së Këshillit të Ministrave, një projekt kompleks i cili parasheh praninë dhe aktivitetet e organizuara të mbi 70 delegacioneve nga e gjithë bota, të cilat pritet të drejtohen në nivel më të lartë diplomatik, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.
Që në ditët e para të marrjes së presidencës u vendosën përkohësisht ëeb-banerat, të cilët kanë karakter informativ dhe edukativ dhe përmes tyre në asnjë mënyrë nuk promovohet ministria dhe as puna e saj.
Kjo lëvizje nuk bie ndesh me praktikat aktive ligjore dhe nenin 102 të Ligjit të ASHAA për plasimin e mjeteve tek transmetuesit.
Pavarësisht mundësive ligjore, pas sugjerimit të ardhur sot nga SHGM-ja, Ministria e Punëve të Jashtme do të ndërpresë fushatën e planifikuar njëjavore përmes përdorimit të ueb-banerave në internet. Në interes të punës transparente, aktivitetet e mundshme në të ardhmen nga aspekti i komunikimit do të bëhen në koordinim me shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues sektorit civil.