Kosovë: Pas plagosjes së dyfishtë, serbët bllokojnë rrugën në drejtim të Shtërpcës

Serbët lokalë në Kosovë kanë bllokuar rrugën në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës.

Marketing

Ky reagim i tyre erdhi pas plagosjes me armë të dy personave mbrëmjen e sotme.

Ndërkaq mësohet se një grup i cili ka qenë për vizitë në Brezovicë, ka mbetur i bllokuar në Shtërpcë në momentin kur është bllokuar rruga.

Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti dhe ka mësuar se ky grup është shoqëruar nga Policia dhe është rekomanduar që të përdorin rrugët alternative.

“Ka qenë një grup ngaqë rruga është bllokuar këta kanë mbetur në pjesën tjetër, mirëpo ndërkohë policia i ka shoqëruar dhe ata kanë shkuar për Prevallë”, ka bërë të ditur zyrtari për Informim i Policisë, Kanun Veseli.