32 vjeçari nga Irani planifikoi sulm me kimikate në Gjermani, arrestohet nga policia

Një iranian 32 vjeçar është arrestuar në veriperëndim të Dormundit në orët e para të së dielës, nën dyshimin se po planifikonte një sulm me kimikate vdekjeprurëse, të motivuar nga ekstremizmi islamik.

Marketing

Sipas zyrtarëve gjerman, informacioni për komplotin e supozuar erdhi nga një agjenci aleate e inteligjencës.

Specialistë të veshur me kostume kundër kontaminimit morën prova në vendin ku banonte iraniani.

Mirëpo, sipas prokurorit Holger Heming, aty nuk gjetën substanca toksike si Cianid e Ricin.

Në këtë aksion të policisë gjermane, u arrestua edhe një burrë tjetër, i cili dyshohet të jetë vëllai i 32-vjeçarit.