Kryetari Aleancës për shqiptarët, Arben Taravar të martën do të qëndrojë në Kosovë ku do të takojë kreret shtetror dhe liderët e partive politike. Taravari në prishtinë do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi mëson TV21.
Takimet i kanë komfirmuar nga kabineti i Taravarit prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike, dhe rajonale si dhe tema me interes të përbashkët.
Pas vizitës në Prisjtinë Taravari do të udhëtojë në Tiranë ku do të takoj kryeministrin Rama në kuadër të darkës që ka organizuar kryeministri Rama me partitë politike shqiptare të Maqedonisë.