Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u takuan me Derek Shole, këshilltar i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Bliknen, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Erik Mejer dhe përfaqësues të Ambasadës.
Në takim u theksua mbështetja e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përparimin e mëtutjejshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
U vlerësuar se miqësia tradicionale, e sinqertë dhe shumëvjeçare me SHBA-të ka rëndësi të madhe në zhvillimin e proceseve demokratike, të reformave dhe integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Është konstatuar se partneriteti strategjik i Maqedonisë së Veriut me SHBA-të është mbështetje e fortë e të gjitha proceseve të rëndësishme për të ardhmen demokratike të vendit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në takim u diskutua për çështjet aktuale me rëndësi për integrimin evropian të vendit, përballjen e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe situatën në kontekstin rajonal.
Në këtë drejtim, u theksua mbështetja e qartë e SHBA-ve për progresin në integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si çështje me rëndësi për perspektivat evropiane, stabilitetin dhe sigurinë edhe në rajon, e cila u tregu veçanërisht e nevojshme pas luftës në Ukrainë.
Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë e madhe dhe partneritetin strategjik me SHBA-të, në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski vlerësoi se ky është një takim shumë i rëndësishëm, me përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-ve, në të cilin ka mundësi të diskutohet për tema më aktuale që kanë të bëjnë me ruajtjen e kursit reformues të shtetit dhe vendimet e nevojshme që duhet të merren gjatë vitit 2023, në mënyrë që Maqedonia e Veriut pa ndërprerë të vazhdojë negociatat me BE-në. Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski tregoi konstruktivitetin e nevojshëm në Kuvend për miratimin e ndryshimeve e kushtetuese, me qëllim për të lëvizur drejt rrugës evropiane.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka Maqedonia e Veriut me SHBA-të në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës, me qëllim të avancimit të sundimit të së drejtës dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit.
Si një nga temat u veçua edhe kryesimi i vendit tonë me OSBE-në, ku Kryeministri Kovaçevski theksoi përgatitjet e ministrit Osmani për prezantimin e prioriteteve të presidencës maqedonase me OSBE-në gjatë ditëve në vijim në Vjenë.
Vëmendje të veçantë iu kushtua pjesës rreth përballimit me krizën energjetike, për të cilën Qeveria është shumë e përkushtuar, ndërsa ka mbështetje edhe nga partnerët tanë të SHBA-ve.
Pas takimit, që u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, u dakordua për një takim të ri në pjesën e dialogut strategjik që ka Republika e Maqedonisë së Veriut me SHBA-të, i cili është paraparë të zhvillohet në gjysmën e parë të këtij viti 2023.