Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipërinë e shihnim si kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tha se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Marketing

Pendarovski tha Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO dhe nuk paraqet kërcënim të sigurisë për vendin.
“Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Mos harroni. Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s”.

“Republika e Shqipërisë bashkë me ne nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Republika e Shqipërisë është mik i yni. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha mes tjerash Pendarovski.

Marketing