Davosi i bën bashkë edhe një herë Kurtin e Vuçiqin

Forumi Ekonomik Botëror që do mbahet këtë javë në Davos të Zvicrës do t’i bëjë bashkë edhe njëherë kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq.

Marketing

Kjo pasi në mesin e liderëve pjesëmarrës, përfshirë këtu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky forum rikthehet këtë javë me një numër rekord pjesëmarrësish, dhe është një mbledhi që ndodh çdo vit.

Derisa nga Kryeministria kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit, këtë forum do ta plotësojnë edhe liderë të tjerë botërorë si presidenti i Spanjës, Koresë së Veriut, i Polonisë dhe Filipineve, raporton Reuters.

Në forum, do marrë pjesë nga Shqipëria edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Tutje, pjesëmarrës do të jetë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, si dhe Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von ver Leyen.

Forumi Ekonomik Botëror përmban diskutime me panelistë, mirëpo vëmendjen e marrin takimet bilaterale mes krerëve të shteteve dhe të korporatave, që përfshijnë një pjesë të mirë të agjendës.

Tema bazë e këtij viti, “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, ka të bëjë me ndryshimin tektonik në tregjet globale dhe në marrëdhëniet politike, që ka ardhur si pasojë e pandemisë.