Pas ceremonisë së Golden Globes, Collin Farrell, Brendan Gleeson, Jamie Lee Curtis dhe Michelle Pfeiffer kanë raportuar se janë infektuar me virusin Covid-19.
Yjet e kinemasë dolën pozitivë me Covid pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve dhe kjo bëri që Critics Choice të kërkonin teste të Covid-19, për të zvogëluar rrezikun e një infektimi.
Michelle Pfeiffer njoftoi ndjekësit dhe fansat në Instagram se nuk do të merrte pjesë në Critics Choice Awards për shkak të Covid-19-ës.
Ekspertët e shëndetit publik bëjnë me dije se nuk janë aspak të befasuar nga kjo ngjarje. “Kjo nuk është aspak e papritur”, tha epidemiologu dhe mjeku John Brownstein.
“Ju mblidheni në ambiente të mbyllura gjatë një periudhe kur qarkullojnë shumë viruse, që nga i ftohti dhe gripi, qëndroni afër, pa maska…normalisht që do të keni transmetim aktiv të viruseve”, tha ai.
Ndërsa frika dhe masat ndaj Covid-19 janë tkurrur, virusi vijon të jetë ende aktiv dhe të prekë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Studimet tregojnë se mbi 65% e popullsisë së Kinës është infektuar me virus, ndërsa infektimet javore nga Covid, vijojnë të rriten.