Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angel Michele Ristuccia, është deklaruar në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë.
Ai është deklaruar derisa po merr pjesë në takimin e fundit të shefave të Mbrojtjes së NATO-s.
Michele-Ristuccia ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s, derisa i përditësoi ato për aktivitetet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë.
“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë çështje që ndërlidhen”, tha Ristuccia.
Komandanti nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e dhënë nga OKB për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit situata e sigurisë në Kosovë ka qenë vazhdimisht me zhvillime të shumta në veri të Kosovës, që disa herë radhazi ka çuar në përkeqësim të kësaj situate.
#NATO KFOR Commander, MG Ristuccia, spoke at the recent Chiefs of Defence #NATOCHoDs meeting. He thanked Allies & partners for their contributions & support to @NATO_KFOR's mission and updated them on #KFOR’s activities and the security situation pic.twitter.com/Vz7UvceOpl
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023