Skenderaj “vërshohet” edhe nga komentet negative pas përmbytjeve (VIDEO)

Pas vërshimeve që kapluan Skenderajn, qytetarët filluan të bëjnë disa komente në rrjete sociale, duke iu gëzuar dëmeve që shiu iu shkaktoi banorëve të asaj zone.

Marketing

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk ka folur asgjë në lidhje me komentet që i kanë bërë qytetarët.

Ndryshe prej tij, deputetja që vjen nga Skenderaj, Blerta Deliu Kodra, tha se nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor.

E qytetarët ishin të shokuar me atë që panë në rrjete sociale, derisa thanë se nuk duhet pasur kësi dallime krahinore.

Skenderaj e Mitrovica shpallën gjendje të jashtëzakonshme të enjten pasi lumenjtë në këto qytete dolën nga shtretërit dhe vërshuan qytetet.