Sherr në Burgun e Idrizovës

Një përleshje fizike ka ndodhur brenda qelive të Burgut të Idrizovës. Rasti është paraqitur në polici nga ana e autoriteteve të burgut. Njëri nga të burgosurit ka mbetur i lënduar me mjet të mprehtë, përcjell Klan Macedonia. Nga policia thonë se po hetojnë rastin.

Marketing

“Më datë 21.01.2023 rreth orës 20:30 nga SHNK Idrizovë, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 19:25 në pjesën e mbyllur të institucionit disa të dënuar kanë sulmuar të dënuarin E.S.(33), dhe nga ana e B.A, E.S ka mbetur i plagosur me një mjet të mprehtë”, thonë nga MPB.