Lazio e turpëron Milanin, e mposht 4-0

Lazio e ka mposhtur Milanin me rezultat të thellë prej 4-0.

Marketing

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 4-të, ku Milinkoviq – Saviq, ia dha Lazios eperësinë.

Ndërsa, në minutën e 38-të ishte Zaccagni, ai që dyfishoi epërsinë e Lazios ndaj Milanit.

Ndërsa, në minutën e 67-të, Luis Alberto nga pika e bardhë u tregua i saktë, i cili i çoi shifrat në 3-0.

Kurse, për golin e katërt e rezultatin përfundimtar u përkujdes Felipe Andreson, i cili e shfryëzoi një asistim të Luis Albertos.

Me tri pikët e sotme, Lazio gjendet në pozitën e tretë me 37 pikë, një më pak se Milano që është në pozitën e dytë dhe 13 më pak se Napoli që është në vendin e parë.