Ndërmarrësi nga Tetova Lazim Destani, ka ndihmuar të prekurit nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ai tregon se dje është realizuar dërgesa e kontigjentit të ndihmave për zonat e përmbytura.
“Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore”.
“Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime”, ka shkruar Destani.
Ndryshe, nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë, ka pasur dëme të mëdha materiale si në ekonomi familjare, biznese po ashtu edhe në infrastrukturë e toka bujqësore.