I dënuar me burg për veprën penale “sulm seksual ndaj personit të mitur”, është arrestuar sot në Manastir një 29 vjeçar nga Dibra.
“Sot (27.01.2023) në ora 15:30 në rrugën ‘Kozjak’ në Manastir, zyrtarët policorë të ekipit operativ të kërkimit në SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.K.(29) nga Dibra. Ai ishte dënuar me 12 vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 188 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
I arrestuarit ka qenë në kërkim me urdhër të Burgut të Idrizovës për vuajtje të dënimit me 3 vjet e 11 muaj të ngelura nga dënimi i plotë.
Personi do t’i dorëzohet institucionit penal për të vuajtur dënimin.