ASH në qeveri? – Kovaçevski mbledh Këshillin Ekzekutiv të partisë

Zgjerimi i mundshëm i koalicionit qeveritar do të jetë një nga temat e seancës së sotme të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, bëjnë të ditur për MIA-n burime nga partia në pushtet.

Marketing

Seanca e Këshillit Ekzekutiv do të fillojë në orën 19:00 dhe, siç bëjnë me dije të njëjtat burime, do të diskutohet për situatën dhe masat aktuale, si dhe për zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeveritar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili më herët sot konfirmoi mbajtjen e seancës së Këshillit Ekzekutiv, tha se mundësia e hyrjes së ASH-së në qeveri do të diskutohet në mbledhjen e sotme