Përse disa femra qajnë pas seksit?

A bëni pjesë edhe ju në atë budallallëk pas seksit? Apo ndoshta një orgazëm e mirë ju tërbon apo madje edhe ju bën agresive?

Marketing

Besoni apo jo, pothuajse gjysma e femrave (46 për qind) shumë shpesh pas seksit ndihen të pikëlluara apo në humor të keq, madje disa edhe shpërthejnë në vaj.

Aq më tepër, një “akt të këtillë postkuital” e ka përjetuar çdo femër së paku një herë në jetë.

Nuk është me rëndësi a bëni dashuri ngadalë me partnerin e përhershëm të cilin e adhuroni dhe jeni shumë të afërt, apo është fjala për seksin e rastit me ndonjë i cili nuk ju është edhe aq për qejfi, transmeton Telegrafi.

Thjesht, ajo e qarë, pikëllim, melankoli, shqetësim, anksiozitet, apo edhe gjendje depesive madje edhe agresivitet – sikur janë pjesë e pandashme e intimitetit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kuislendit thonë ndodh kështu për shkak se pas orgazmës pasojnë ndryshime të shpejta në tajitje të hormoneve, gjë që ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, madje edhe mund të shkaktojnë dhembje të mëdha të kokës.

Gjithashtu, autori i studimit, doktor Robert Svajcer, mendon që ndryshimet shpirtërore të femrave pas seksit me siguri kanë ndonjë qëllim të vetin evolutiv. Vetëm që akoma nuk dihet se për çfarë është fjala. /Telegrafi/