Ndërron jetë stilisti i njohur Paco Rabanne

Paco Rabanne, i njohur më së shumti për parfumet e tij dhe dizajnet e modës, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Francë.

Marketing

Vdekja e tij u konfirmua nga Puig, kompania mëmë e markave të tij, e cila tha se ai “kishte shënuar breza me vizionin e tij të modës dhe trashëgimia e tij do të jetojë”.

Rabanne fitoi famë globale për modelet e tij të çuditshme të veshjeve.

Presidenti i modës i Puig, José Manuel Albesa, përmendi modelet e Rabanne, për të cilat, ai tha se bënë ndryshim tërheqës në modë.

“Kush tjetër mund t’i shtyjë gratë pariziene në modë të bërtasin për fustane prej plastike dhe metali? Kush përveç Paco Rabanne mund të imagjinonte një aromë të quajtur Calandre dhe ta kthejë atë në një ikonë të feminitetit modern.”, tha José Manuel Albesa.