Taravari: Deri nesër përfundojnë negociatat për hyrjen e Aleancës në Qeveri

Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe ndoshta do të përfundojnë deri nesër, deklaroi për AIM kryetari i kësaj partie dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Marketing

Lidhur me negociatat, kryetari i ASH-së sqaroi se shumica e çështjeve janë mbyllur dhe se “shumica e punëve” janë rënë dakord.

“Shpresoj që sot apo nesër përfundimisht t’i përfundojmë përgatitjet për hyrjen eventuale në Qeveri dhe këtë zyrtarisht do ta shpallim”, tha Taravari.

Për ndarjen e posteve zyrtare dhe resoreve ministrore, kreu i Aleancës për Shqiptarët përmendi se ende është duke e diskutuar, prandaj, siç theksoi, nuk do të ishte korrekte të flitej për këtë në këtë moment.

Për këtë çështje, sipas tij, ende janë duke u zhvilluar konsultimet ndërpartiake të partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Gjithçka do të jetë më e qartë deri nesër, por do të presim konsultimet e vazhdueshme ndërmjet grupeve të punës të partive të shumicës qeveritare”, nënvizoi Taravari.

Marketing