Maqedonia deri të premten do të ketë një marrëveshje për rindërtimin e Qeverisë, nëse do të zgjerohet dhe përmirësohet apo thjesht do të zëvendësohet Alternativa e Gashit me Aleancën e Taravarit. Kjo do të dihet më së voni deri nesër, përcjell FLAKA.
Nesër pritet që Dimitar Kovaçevski t’i prezantojë Afrim Gashit se çfarë i ofron për të qëndruar në Ilindenska numër 2, pasi sipas njoftimeve të një pjese të ekipit negociator të Aleancës për Shqiptarët, Taravari disa pozita të Gashit i ka vendosur në llogari të tij.
Alternativa tha se nëse LSDM planifikon t’i vërë para një fakti të kryer, ata do të përballen me përgjigjen e duhur. Megjithatë, kryeministri nuk ka dhënë detaje se si do ta bindë Gashin të qëndrojë.