17/11/2024
Ballina Lajme Rajon Turqi/ 21-vjeçari  nxirret i gjallë nga rrënojat 3 ditë pas tërmetit

Turqi/ 21-vjeçari  nxirret i gjallë nga rrënojat 3 ditë pas tërmetit

Një 21-vjeçar u shpëtua i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay  në Turqi . Nxjerra e të riut u bë e mundur këtë të enjte, pas më shumë se tre ditësh qëndrimi nën gërmadha.

Marketing

Menjëherë pas nxjerrjes, 21-vjeçari u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tërmeti shkatërrues goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Numri i viktimave në të dy vendet ka shkuar në më shumë se 19 mijë, ndërsa të lënduar janë rreth 70 mijë persona.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme.