Tjetër mrekulli: Dy motrat e mitura shpëtohen nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.
Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë, shkruan CNN.

Marketing

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturina dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë me vetëdije. Ajo tha se i kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

Ata gjithashtu luajtën muzikën që ajo kërkoi.

Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş.