Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua në Mynih me Wolfgang Shmidt, ministër federal për çështje të veçanta dhe shef i kabinetit të kancelarit të Gjermanisë, i cili shprehu mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për nevojën e një rruge të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ata konkluduan reciprokisht se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Për më tepër, integrimi i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu me interes strategjik për BE-në, veçanërisht në kushtet e polarizimit të fortë të botës, kryesisht si rezultat i agresionit ushtarak kundër Ukrainës.