Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.
Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë, ndërsa nuk është mbajtur pasi nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallën e Kuvendit.
Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi, si dhe emërimet e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.