Saraji i kërkon dorëheqje Grubit: Dobësove pozitat e BDI, për të ruajtur karrigen tënde

Mbi dy mijë banorë të Sarajit, pritën në sallën e stërmbushur funksionarët e lartë partiakë të BDI-së, ku u informuan për gjendjen e rëndë brenda partisë, investimet zero nga ekzekutivi shqiptar me në krye Artan Grubin.

Marketing

Organizatori i tubimit, kryetari i degës së BDI-së Saraj, Isni Jakupi tha se ka ftuar kryesinë e BDI-së në Saraj për të shprehur pakënaqësinë e banorëve për mospërfilljen dhe mospërfaqësimin e Sarajit në asnjë nivel të ekzekutivit.

Sekretarja për barazi gjinore Saranda Imeri Stafai tha se që nga fillimi i takimeve para dy muajsh numri i qytetarëve vetëm po rritet, ndërsa akoma nuk ka llogaridhënie nga Artan Grubi pse mungojnë investimet në Pollog e në Saraj. Ajo apeloi se për momentin vendi ka nevojë që opozita maqedonase të voton ndryshimet kushtetuese dhe jo që të futen parti të reja në qeveri për të shpëtuar Artan Grubin.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së Musa Xhaferi tha se anëtarësia me të drejtë pyet pse ka pakënaqësi në BDI pse ka tubime paralele? Dhe kjo ka një zanafillë, e cila fillon para 3 viteve kur ky ekzekutiv filloi tia humb rrugën BDI-së, dhe shpifën se ne duam të ndërrojmë 2 apo 3 ministra dhe tua zëmë vendin, ndërsa e vërteta është se ne duam ta kthejmë BDI-në të fortë e të bashkuar, pas përçarjes që ia bëri Artan Grubi. Ai porositi Grubin, që të reflakton sepse BDI-në nuk do ta merr asnjëherë.

Anëtari i Kryesisë Nevzat Bejta tha se ata nuk po përçajnë BDI-në por përkundrazi po e bashkojnë atë, sepse ajo i takon çdo votuesi dhe çdo qytetari tha Bejta duke shtuar se BDI ishte e bashkuar deri para 3 viteve, kur Grubi erdhi dhe filloi përçarjet.

Nënkyeatri i BDI-së dhe deputet në Kuvendin republikan Izet Mexhiti para banorëve të Sarajit tha se ky tubim është Zëri i Popullit, zëri i të vërtetës, dhe pikërisht këtu dëshirojnë ta sjellin BDI-në. Ai porositi Artan Grubin që mos ti shkon mendja se me shkarkimin e disa funksionarëve do ti dobëson ata, vendet e të cilëve po ua dhuron Aleancës, sepse ata janë të fuqishëm edhe pa poste për 20 vite sa janë në BDI.

‘Artan Grubi dhe Artanat tjerë të japin dorëheqje para popullit që nuk i votoi kurrë. Me hile u bë deputet më 2016, kur shumicat e votave ishin të Sarajit, me hile hyri në qeveri më 2020-tën pa asnjë votë nga qytetari dhe pa miratim të kryesisë. Mexhiti tha se Artan Grubi përveç që dobësoi BDI-në po e dobëson çdo ditë Ali Ahmetin duke e rrethuar me Menduh Thaqin, me Arben Taravarin dhe shumë të tjerë. BDI, tha Mexhiti ka nevojë për reforma dhe reformat duhet të fillojnë me dorëheqjen e Artan Grubit dhe ministrave të dështuar.

Sekretari organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se ekzekutivi nuk ka lëvizur me procesin e decentralizimit, e vështirëson zhvillimin e komunave shqiptare, ndërsa projektet po i realizon bashkë me biznesmenët e shumtë nga komuna.

‘Qytetari i Sarajit nuk është i përfaqësuar në asnjë nivel, struktura e Sarajit nuk është e përfaqësuar as në ministri as në qeveri. Gjithçka që bën Artan Grubi është protagonizëm personal dhe i kërkoj që të dorëhiqet para qytetarëve dhe para kryesisë së BDI-së’, tha Bexheti. Bexheti tha se këtë betejë do ta vazhdojnë deri sa ta unifikojnë BDI-në.

Funksionaët e lartë të BDI-së takimet me qytetarët do ti vazhdojnë edhe më tej.