Ish drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët pasiqë javë më parë dha dorëheqje nga Alternativa.
Në rrjetet sociale kreu i Ash-së Arben Taravari shkruan: “Mr. Rexhep Rexhepi, mirë se vjen në familjen e Aleancës për ShqiptarëtNjë profesionist i dëshmuar, magjistër i psikologjisë, Rexhep Rexhepi, i bashkohet familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët.
Njerëzit e drejtë, të dëshmuar profesionalisht, me vizion dhe ideal për të ardhmen, bashkohen gjithmonë në një rrugë.
Aleanca për Shqiptarët mbetet vatra e vetme dhe e pastër për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Mirë se vjen Rexhep, e na priftë e mbara!“- shkruan ai.