Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi.
Shefi i diplomacisë së RMV-së ka vizituar mësonjëtoret ku nxënësit shqiptarë po ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.
Osmani iu referua në detaje projekteve të realizuara të Ministrisë së Punëve të Jashtme për dy vitet e gjysmë të fundit, edhe si rezultat i apelit dhe interesimit të diasporës. Ai veçoi ndër të tjera digjitalizimin e shërbimeve konsullore (e-konsullata), vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile përmes të cilave për një kohë të shkurtër pajisesh me dokumentin e udhëtimit, financimin i projekteve për diasporën dhe përfitimet ekonomike në rast investimi në Maqedoninë e Veriut.