Mariçiq: Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet

Respekti reciprok, mirëkuptimi dhe falja është e vetmja rrugë drejt bashkëpunimit, paqes dhe suksesit. Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet tona, ka thënë sot në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e festës së sotme të krishterë Dita e Faljes.

Marketing

Sipas Mariçiqit, festa e sotme duhet të jetë edhe bazë për tejkalimin e dallimeve dhe ndarjeve, për të ndërtuar bashkërisht një shoqëri në të cilën do të sundojnë demokracia, drejtësia dhe vlerat evropiane.