Interi mposht Leccen, ruan vendin e dytë

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes që regjistroi javën e kaluar ndaj Bolognas.

Marketing

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Leccen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-tës.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 2:0.

Henrikh Mkhitaryan (29’) dhe Lautaro Martinez (53’) shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.

Interi pas kësaj fitore ka 50 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me 15 pikë më pak se lideri, Napoli, dhe dy më shumë se Lazio, që ndodhet në pozitën e tretë.

Lecce ndodhet në pozitën e 15-të me 27 pikë.