Tjetër pushim në takimin Kurti-Vuçiç në Ohër

Është ndërprerë përsëri takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Takimet në në Ohër nisën ditën e sotme në orën 10:30, ndërsa që nga nisja e takimit Kurti-Vuçiç është bërë dy herë pushim.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë.

Marketing