Të shtëna në Çair, tre persona përfundojnë në spital!

Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkup.

Marketing

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë përfunduar në spital.

“Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore “Shën Naum Ohridski” është raportuar se A.B (20) është dërguar për ndihmë mjekësore me lëndime në dorën e djathtë nga armë zjarri, si dhe AB (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë nga MPB.

Gjithashtu shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.