Mijëra kupona me rastin e Festës së Bajramit, kompania Ecolog edhe këtë vit është gjendur krah qytetarëve

Kompania Ecolog edhe këtë vit është gjendur krah qytetarëve duke vazhduar traditën e shpërndarjes së mijëra kuponave me rastin e Ftesës së Bajramit. Këtë nëpërmjet një postimi ne faqen zyrtare në Facebook e ka bërë të ditur Lazim Destani.

Marketing

“Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania jonë realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore.

Ndihem mirë dhe uroj që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti.”, ka shkruar Destani.

https://www.facebook.com/destanilazim/posts/768222138002757