Efi bëhet imazhi i kompanisë së Lori Caffe

Finalja e madhe e “Big Brother-it” po mbahet sonte me shumë emocione.
Efi është njëra nga finalistët e “BBVA”..

Marketing

Ajo sonte ka rrëfyer jetën e saj dhe eksperiencën e saj në “BBVA”.

Efi tha se donte ta tregonte veten e saj të vërtetë.

Ajo tha se nuk do të donte ta shihnin të tjerët duke qarë, edhe pse sipas saj rikthimi i saj ia pamundësoi këtë.

Finalistja tha se nuk do e mendonte se pas daljes së parë do të merrte aq shumë dashuri nga njerëzit.

Pas rikthimit tha se e gjeti totalisht veten vetëm.

Ajo tha se nuk do e bënte asgjë ndryshe, pavarësisht rrugëtimit.

Ajo shpërtheu në lot teksa tha se familja e saj nuk janë familje artistësh por që janë familje e thjeshtë dhe se ata janë krenarë për të.

Këto ajo i tha në lokalin e improvizuar, teksa më pas e takoi babain e saj.

Pas kësaj ajo zgjedhet imazhi i kompanisë së Lori Caffes.