Gjithçka është gati për ‘Eurovision 2023’, eventin më të njohur të këngës në botë, i cili nis sonte, ndërsa po zhvillohen edhe provat finale.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Indeksonline.
Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”.
Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.