Fillon zbatimi i Programit me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për Efikasitetin Energjetik në Ndërtesat Publike

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot në ambientet e Qeverisë ka pati takim me ambasadorin e Republikës së Francës, Z. Siril Baumgartner dhe përfaqësues nga Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH.

Marketing

Pas miratimit të Programit për Efikasitetin e Energjisë në Ndërtesat Publike nga Fondi i Gjelbër Klimatik (Green Climate Fund) në tetor të vitit 2022, Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, nën udhëheqjen e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, fillon zbatimin e Programit përmes identifikimit fillestar dhe përgatitjes së projekteve.

Në takim u shkëmbyen mendime për Programin për Efikasitetin Energjetik në Ndërtesa Publike dhe për mundësitë që ka Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në fazën aktuale parashikohen 5 milionë euro si fonde granti për mbështetje teknike dhe qasje në 1,3 miliardë euro kredi të volitshmr nga projekti në të cilin kanë qasje edhe 10 vende të tjera të përfshira në projekt. Po ashtu bazuar në institucionet që duhen vizituar nga misioni, u diskutua edhe për aktivitetet aktuale të shtetit në lidhje me efikasitetin energjetik në ndërtesa.

Në kuadër të misionit, kurse me mbështetjen e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, janë paraparë diskutime me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si p.sh. Banka Botërore, me ndihmën e së cilës u themelua Fondi Kombëtar për Efikasitetin Energjetik. Një aktivitet që mbështetet edhe nga Fondi i Gjelbër Klimatik.

Përshtatja dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës ndaj ndikimeve klimatike është një nga sfidat më të mëdha në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Ndërtesat janë përgjegjëse për gati 40% të emetimeve të gazeve serrë të lidhura me energjinë dhe pritet përdorimi i energjisë për ftohjen e hapësirës pritet të dyfishohet deri në vitin 2040. Vendet duhet urgjentisht të reduktojnë emetimet që ndryshojnë klimën dhe të përshtaten me temperaturat në rritje dhe ndikimet e tjera klimatike.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon përpjekjet e saj për të arritur qëllimet e efikasitetit energjetik, për të mundësuar masa dhe aktivitete për kursimin e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë edhe ballafaqimin me ndikimet e krizës globale energjetike.

Marketing