Shukova: T’i kthejmë mbeturinat në të ardhmen tonë të gjelbër!

“Mbetjet që na rrethojnë janë produkti ynë. Ne, njerëzit i kemi krijuar dhe i kemi lënë pas. Të tregojmë ndërgjegje dhe përgjegjësi për sjelljen tonë ndaj natyrës, të përfshihemi në aksionin më të madh vullnetar “Fundjava e Pastrimit Gjeneral” dhe duke mbledhur mbetjet t’i kthejmë natyrës shkëlqimin. Ky veprim tashmë tradicional na bashkon, tregon fuqinë e komunitetit dhe na jep mundësinë që mbeturinat t’i kthejmë në të ardhmen tonë të gjelbër” – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova nga trreni i aksionit pranveror për pastrimin e deponisë pranë Jazhincës në komunën e Jegunovcit. FUNDJAVA E PASTRIMIT GJENERAL është një aksion të cilin Ministria e ka mbështetur që nga viti i parë kur janë përfshirë vetëm 10 komuna dhe 1000 vullnetarë. Sivjet numri i komunave është 53, ndërsa numri i vullnetarëve të regjistruar është më shumë se 16.000.

Marketing

Ky aksion është aksioni më masiv dhe më gjithëpërfshirës për pastrimin e mbeturinave në gjithë territorin e vendit, i cili organizohet në bashkëpunim të Njeriut dhe Malit ( Men and Mauntain), “Pivara Shkupi”, “Pakomak”, “Zero mbeturinat”, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, përfaqësues të trupit diplomatik, pushtetit lokal, 400 shkolla, përkrahës vendor dhe klube sportive.

Duke mbjellë një fidan pemësh për çdo 10 kilogramë mbetje të grumbulluara, aksioni mundëson “mbjelljen e mbetjeve në një të ardhme të gjelbër” dhe është një mënyrë e jashtëzakonshme për të demonstruar fuqinë e komunitetit dhe punën e koordinuar në interes të mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve për brezat aktualë dhe të ardhshëm.