Erling Haaland shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ në Angli

Shoqata e gazetarëve sportiv anglezë kanë zgjedhur sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland si “Futbollistin e Vitit” në Premeir League për sezonin 2022/23.

Marketing

Në sezonin e tij si debutues, Haaland ka marrë çmimin e parë individuel.

Norvegjezi mori 82 për qind të votave të FWA, duke lënë pas vetes dyshen e Arsenalit, Bukayo Saka në vendin e dytë dhe Martin Odegaard i treti.

Bashkëlojtari i Haaland, Kevin de Bruyne ishte i katërti në listë, ndërsa Marcus Rashford i Manchester Unitedit kompletoi pesëshen.

Marketing