Klinika e Psikiatrisë në Shkup rinovohet, pacientët do të dërgohen në spitalin psikiatrik – Shkup dhe në spitalin “8 Shtatori”

Gjatë kohës së renovimit pacientët do të dërgohen për trajtim në Spitalin e Psikiatrisë në Shkup dhe në Repartin për Psikiatri në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Marketing

Reparti për fëmijë do të funksionojë përkohësisht në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa ambulanca për psikiatrinë e fëmijëve dhe adoleshentëve do të funksionojë në bashkëpunim me institucionin e shëndetit mendor “Rinia” në Shkup.

Ndryshe, objekti i psikiatrisë në Shkup rinovohet përmes Projektit për Përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë i cili financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë