Romania shpenzoi shumën marramendëse për pjesëmarrjen në Eurovision dhe mori zero pikë

TVR transmetuesi publik rumun shpenzoi afro 400,000(katërqind mijë) euro për pjesëmarrjen në ‘Eurovision 2023’ në Liverpool.

Marketing

Totali përbëhet nga kostot e përzgjedhjes kombëtare, tarifa e pjesëmarrjes dhe kostot që lidhen me performancën në Liverpool.

Shpenzimi më i madh për TVR ishte tarifa e pjesëmarrjes prej 180,000 euro për EBU e cila ndihmon në financimin e konkursit.

Pas kësaj, 63,000 euro u shpenzuan për finalen e kombëtares rumune që zgjodhi artisti Theodor Andrei për Liverpool.

Theodor Andrei përfaqësoi Rumaninë në Liverpool me këngën “D.G.T.”

Në gjysmëfinale ai mori 0 pikë nga publiku dhe juria duke u bërë përfaqësuesi i parë në historinë rumune të Eurovisionit që nuk arrin të marrë asnjë pikë./Eurovoix/