Firmino tashmë ka bërë të ditur pozicionin e tij me Liverpoolin, ai do të largohet zyrtarisht këtë verë, me 30 qershor. Ai ka deklaruar se është gati për një fillim të ri, shkruan Gazeta Metro.
Sulmuesi brazilian dje i dha një lamtumirë emocionale klubit të tij aktual, Liverpool. Emocionale ka qenë edhe për lojtarët e tjerë të ekipit.
31-vjeçari ka qenë në Anfield që kur u nënshkrua nga Brendan Rodgers në vitin 2015.
Firmino u ka thënë mediave se i duhet një fillim i ri dhe se po pret të përjetojë diçka të re dhe sfiduese.
Disa skuadra të famshme i kanë sytë te transferimi i Firminos, duke përfshirë Barcelonën, Napolin, Real Madridin dhe Interin si transferta të mundshme.