Bekteshi: Një investim i ri po vjen në RMV

investim i ri belg po afron në Maqedoni, duke sjellë lajme të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit. Kompania belge, “MSIE” është e gatshme të investojë mbi pesë milionë euro në vendin tonë, duke hapur deri në 150 vende pune të reja. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e paralajmëroi këtë investim të rëndësishëm gjatë një vizite në Bruksel. Ai u shpreh se negociatat me kompaninë belge u përfunduan me sukses dhe nënshkrimi i marrëveshjes pritet të realizohet brenda një muaji.

Marketing

Ministri Bekteshi theksoi se prioriteti kryesor për të ardhmen është tërheqja e investimeve të huaja. Kjo hapësirë e re investimesh pritet të sjellë përparim në fushën ekonomike dhe të krijimit të vendeve të reja pune për qytetarët.

“Ata do të prodhojnë filma solar që është edhe investimi i parë i tillë në vendin tonë. Është një investim që në fazën e parë do të ketë një vlerë totale mbi 5 milionë euro dhe do të punësojë rreth 150 persona në vendin tonë, diku në afërsi të qytetit të Shkupit. Fokusi kryesor është tërheqja e sa më shumë investimeve të huaja dhe ai investim do të jetë në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve tanë.”, – deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Jovan Despotovski, në dy forumet e biznesit të organizuara në Bruksel dhe Antveropen, ka interes nga kompanitë belge të cilat janë veçanërisht të interesuara për disponueshmërinë e fuqisë punëtore të kualifikuar, harmonizimin e legjislacionit vendas me atë evropian dhe stabiliteti politik në rajon.

“Investitorët janë më së shumti të interesuar për disponueshmërinë e fuqisë punëtore shumë të kualifikuar, sepse profili i investitorëve që kemi prezantuar dje dhe sot dhe nga bisedat që kemi bërë me ministrin dhe presidentin, flet se kemi kompani që krijojnë një vlerë të shtuar relativisht të mirë. Ishin një numër i mirë i pyetjeve të cilat kishin të bënin me mundësitë për investime në fushën e energjisë, veçanërisht të energjisë së gjelbër, kishin pyetje që kishin të bënin me procesin e anëtarësimit të vendit në BE për sa i përket përputhshmërisë me rregulloret evropiane.”, – u shpreh drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Jovan Despotovski.

Kompania është duke i shqyrtuar komunat Petrovec dhe Ilinden si opsione të mundshme për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese për prodhimin e filmave solar.

Marketing