Erdogan fiton zgjedhjet – turqit ia besojnë pushtetin edhe për pesë vite

Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka fituar këtë të diel të 28 majit zgjedhjet presidenciale të vendit.

Marketing

Kjo pas një balotazhi me kundërshtarin e tij kryesor, kreun e opozitës, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan arriti të merrte 52.18 % të votave ndërsa Kilicdaroglu 47.82 %.

Të dyja agjencitë kryesore të lajmeve “Anadolu” dhe “Anka” e kanë projektuar atë fitues të zgjedhjeve – kjo me 97.41 % të kutive të numëruara.

Por fitorja e Erdogan është cilësuar si më “e ngushtë nga sa pritej”.

Marketing