Gjatë ditës së djeshme, NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer fshirjen
dhe largimin e mbetjeve të hedhura në hapësirat publike dhe të tafikut
pas përfundimit të manifestimit ,,Vozitë drejt, vozitë shëndetshëm” që u
organizua nga Qyteti i Shkupit dhe u zhvillua në rrugën nga Porta
,,Maqedonia” deri te Parku i qytetit.
Njëkohësisht, gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes ngritën
dhe transportuan përafërsisht 25 metra kub mbetje komunale të
vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera nga dy deponi të egra të
vendosura në rrugën Slavej Planina – afër Teqes në Shkup dhe në rrugën
Samoilova, në në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka përgatitur shtatë
procesverbale për personat që janë kapur gjatë hedhjes së mbetjes në
mënyrë të paligjshme në rrugët Krste Asenov dhe Emin Duraku në komunën e
Çairit, Hoshimin në komunën e Butelit, Petar Pop Arsov në komunën
Qendër, si dhe në rrugën Mile Pop Jordanov dhe në bulevardin Aradhat
Partizane në komunën Karposh të Shkupit.