BDI shënon 21-vjetorion e themelimit, dy festa paralele në Shkup dhe Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot shënon 21-vjetorin e themelimit, por ky përvjetor e gjen të ndarë këtë subjekt tradicional në dy taborre.

Marketing

Kreu i kësaj partie i udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe anëtarë të partisë do të marrin pjesë në ngjarjen tradicionale vjetore në Shkup, ndërsa fraksioni i kësaj partie organizon një tubim feste paralelisht në Tetovë.

Shënimi tradicional i përvjetorit të themelimit të partisë do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” me një koktej tradicional. Gjatë ceremonisë po ashtu do të zhvillohet edhe një panel debat i titulluar “Fronti evropian” ku do të flasin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ish-ministrja Radmilla Shekerinska, profesori Petar Arsovski, gazetari Gazmend Ajdini, ish-ministrja dhe ish-kryetare e komunës, Teuta Arifi dhe të tjerë.

Ndërsa nga ana tjetër, fraksioni i kësaj partie i njohur si “Grupi i Zjarrit” manifestimin për 21-vjetorin e partisë do ta zhvillojë afër Qendrës së kulturës në Tetovë.

BDI u themelua në maj të 2002, disa muaj pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 dhe pas dështimit të Këshillit mbipartiak të iniciuar nga ish-kreu i UÇK-së. Ali Ahmeti është kreu i kësaj partia që nga themelimi dhe se nga viti i aktivizimit të saj deri më tani kjo parti është fituese në çdo cikël zgjedhor tek kampi politik shqiptar. Në zgjedhjet e para të 2002, BDI fitoi 70% të votave të elektoratit shqiptar me 16 deputetë në Kuvendin e RMV-së