Tmerr në Francë, 6 fëmijë sulmohen me thikë në një park lojërash

Gjashtë fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një park në Francë mëngjesin e kësaj të enjtes.

Marketing

Mediat franceze raportojnë se ngjarja ndodhi në një park afër liqenit Annecy në lindje të vendit, në orët e para të mëngjesit, ku disa fëmijë kishin dalë si çdo ditë shëtitje me kujdestarët e tyre.

Sipas autoriteteve fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën.

Siç raportohet nga mediat franceze, një burrë 45-vjeçar është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.

Në këtë moment policia ka ndërhyrë, dhe sulmuesi është qëlluar për tu neutralizuar.

Dy fëmijë dhe i moshuari raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Autori 45-vjeçar, është një shtetas sirian i identifikuar si Abdalmash, i cili prej kohësh po kërkonte statusin e refugjatit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë për ngjarjen e tmerrshme.

Përmes një postimi në Twitter, Macron e ka konsideruar sulmin e autorit si një akt prej ‘frikacaku’.

Ai gjithashtu tha se fëmijët dhe të rriturit që u sulmuan janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që e gjithë Franca është tronditur nga lajmi.

“Kombi është në shok! Mendimet tona janë me të lënduarit si dhe me familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Marketing