Taravari – Shaqirit: Emëro rektor apolitik në Universitetin e Tetovës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka dërguar mesazh direkt te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nga i cili kërkon që të emërohet rektor apolitik i Universitetit të Tetovës.

Marketing

Taravari thotë se rreshtimi i Shaqirit në anën e shkelësve të ligjit mund të ketë pasoja personale për ministrin.

“Ftoj ministrin Jeton Shaqiri që të zbatojë ligjin dhe si rezultat i thyerjeve flagrante, të emërton u.d. rektor të ri, apolitik, me kredibilitet dhe përvojë mësimore shkencore, që do ta kthejë këtë vatër të dijes në rrugën ligjore.

Vendimet e tij duhet të bazohen në gjetjet e inspektoratit për arsim ashtu siç e kërkon ligji dhe jo të atyre që me vite thejnë ligjet. E paralajmëroj Ministrin se rreshtimi në anën e shkelësve të ligjit mund të mbartë pasoja ligjore për vetë atë.

Është mjerim që në vitin 2023 kur bëhen gati 29 vjet nga themelimi, UT vazhdon të veprojë jashtë ligjit”, ka shkruar Taravari.

Marketing