Kroacia në finale të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të sigurojë finalen e Ligës së Kombeve.

Marketing

Skuadra e Zlatko Dalic në gjysmëfinale mposhti Holandën me rezultat 4-2, pas extra-time, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Holanda ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Donyell Malen në minutën e 34-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kroacia u këndell dhe arriti ta përmbyste rezultatin.

Andrej Kramaric fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 55-të, duke u treguar i sakt nga penalltia, kurse Pasalic i dha epërsinë Kroacisë në minutën e 72-të.

Kur të gjithë po prisnin përfundimin e ndeshjes, Holanda barazoi rezultatin me golin e Noa Lang në 90+6, ku ndeshja shkoi në vazhdime.

Kroacia e siguroi fitoren në extra-time, ku shënoi edhe dy gola të tjerë.

Petkovic me një gol të bukur në minutën e 98-të dhe Luka Modric nga penalltia në të 116-tin minutë, i sollën fitoren Kroacisë.

Në finalen e Ligës A të Ligës së Kombeve, Kroacia e pret fituesin e ndeshjes Spanjë-Itali.

Marketing