Kompania OceanGate, pjesë e së cilës ishte nëndetësja Titan tha të enjten se beson se pasagjerët që gjendeshin brenda saj “kanë humbur, fatkeqësisht”.
“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, kanë humbur fatkeqësisht”, tha kompania në një deklaratë.
“Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës”, thuhet në deklaratë.
“Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin”, thuhet në deklaratën e OceanGate.
Kompania shtoi:
“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtueshme për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë të vështirë në këtë mision.
Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues, dhe ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre.Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det. Me respekt kërkojmë që të respektohet privatësia e këtyre familjeve në këtë kohë më të dhimbshme”.