“Norwegian” ateroi në Shkup. Hapet linja ajrore Oslo-Shkup

Në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup arriti avioni i parë i kompanisë norvegjeze NORWEGIAN e cila do të ketë linjë dy herë në javë. Kjo linjë ajrore do të jetë sezonale, ndërsa avionët do të qarkullojnë çdo të hëne dhe të premte. Pasagjerët nga Oslo në aeroportin e Shkupit i priti ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Ministri Boçvarski tha se përveç linjës së re nga Oslo, këtë muaj do të ketë linja të reja edhe në Aeroportin e Ohrit, në këtë mënyrë do të zhvillohet turizmi në vendin tonë si dhe ekonomia vendase.

Marketing